Luftë e pambarimtë kundër zjarreve në të gjithë Italinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Zjarret po vazhdojnë të digjen në të gjithë Italinë, me brigadën e zjarrfikësve që raportoi sot për 1 325 zjarre aktive.

Dje, Departamenti i Mbrojtjes Civile mori 25 kërkesa për ndihmë nga ajri, kryesisht nga rajoni jugor i Kalabrisë, ku dhjetëra zjarre janë ndezur javët e fundit, veçanërisht rreth parkut kombëtar ”Aspromonte”.

”Pavarësisht avionëve të shumtë zjarrfikës, frontet e zjarrit janë ende të mëdha”, shpjegoi drejtori i parkut në një postim në Facebook.

Që nga fundi i korrikut, mijëra hektarë pyje dhe bimësi janë djegur nga flakët, kryesisht në jug të Italisë dhe në dy ishujt më të mëdhenj, Siçili dhe Sardenja.

Një kombinim i nxehtësisë ekstreme, kushteve të thatësirës së gjatë dhe erërave të forta ka bërë që zjarret të përhapen me shpejtësi dhe ka penguar përpjekjet për t’i vënë ato nën kontroll.

Autoritetet gjithashtu besojnë se shumë nga zjarret janë shkaktuar me qëllim dhe tashmë janë bërë disa arrestime.

Meteorologët thonë se fatkeqësisht nuk ka asnjë shenjë shiu në jug të Italisë gjatë ditëve të ardhshme.

Share This Article