India është një prej shteteve që po vuan më tepër krizën e karburanteve. Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, që shërben si pika kyçe e furnizimit me naftë ka shkaktuar tensione në shumë rajone të vendit, ku madje janë regjistruar edhe dy viktimat e para.
Mungesa e naftës ka nxitur shqetësim dhe radhë të gjata për furnizim në pikat e karburanteve. Pikërisht nga kjo dyndje është rritur pakënaqësia dhe tensioni ndërmjet qytetarëve. Në qarkun Dewas të Madhya Pradesh, situata u tensionua kur njerëzit u përplasën se cilët do të merrnin të parët karburant.
Sipas raportimeve, disa persona sulmuan të tjerët gjatë përpjekjes për të siguruar benzinë ose naftë. Dëshmitarët tregonin se njerëzit e përfshirë në incidente bërtisnin vazhdimisht: “Unë do ta marr i pari, unë do ta marr i pari”.
Radhët e gjata në pikat e furnizimit me karburante janë kthyer në një pamje të zakonshme. Disa pika shërbimi u detyruan që të pezullojnë përkohësisht operacionet, për shkak të mbipopullimit dhe tensioneve.


