Lufthansa do të anulojë më shumë fluturime për në Kinë, përfshirë edhe nga filialet e saj Swiss dhe Austrian Airlines, njoftoi sot kompania gjermane.
Në njoftimin e ri, kompania shtoi se nuk do të ketë asnjë fluturim për në Pekin apo Shangai deri më 29 shkurt dhe fluturimet në destinacionet e tjera, Nanjing, Shenyang dhe Qingdao, do të anulohen deri më 28 mars.
Javën e kaluar, Lufthansa kishte deklaruar se do të anulonte fluturimet deri më 9 shkurt./ATSH/