Lufthansa në ditën e dytë të grevës, 1500 fluturime të anuluara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lufthansa është përballur me ditën e dytë të një greve të ekuipazhit, që ka detyruar kompaninë ajrore gjermane për të anuluar 1500 fluturime në dy ditë dhe duke prekur rreth 200000 pasagjerë.

“Dje dhe sot, rreth 4500 nga 6000 fluturime të parashikuara janë realizuar”, theksoi grupi.

Kompania kishte njoftuar fillimisht për anulimin e 1300 fluturimeve për 180000 persona të prekur.

Ndërprerja e punës me kërkesë të sindikatës UFO, që Lufthansa e cilësoi si grevë masive, filloi të mërkurën në orën 23:00 GMT dhe do të zgjasë deri të premten në orën 23:00 GMT.

Të shtunën, trafiku do të fillojë normalisht”, theksoi Lufthansa në një komunikatë./ATSH/

Share This Article