ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 2 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 2 hours ago
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar 3 hours ago
Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër 6 hours ago
Rrëfimi i trishtë/ Kur Servet Pëllumbi vizitoi në spital Kadri Roshin dhe aktori i kërkoi ndihmë: Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Lufthansa planifikon testin e detyruar përpara fluturimeve me distancë të gjatë

albnews by albnews
29 December, 2020
in Bota
0
“Lufthansa” shënon 1,5 miliardë euro humbje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas gjithë gjasave udhëtarët e Lufthansës do duhet paraqesin në të ardhmen një test negativ apo dëshmi vaksinimi për Covid për fluturimet e distancave të gjata. Industria ajrore është goditur rëndë nga pandemia.

Për fluturimet e distancave të gjata me linjën ajrore kombëtare të Gjermanisë mund të kërkohet në të ardhmen një test negativ për COVID-19 ose vërtetimi se pasagjeri është vaksinuar. “Personalisht mendoj se në të ardhmen çdo pasagjer që do të fluturojë për në disa destinacione të caktuara ndërkontinentale ose ka bërë testin ose vaksinën,” tha drejtori ekzekutiv i Lufthansës Carsten Spohr për gazetën “Welt am Sonntag”.

RelatedPosts

Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

Aksident masiv me 56 makina, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Japoni

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

Industria ajrore e goditur rëndë nga pandemia

Në të gjithë botën industria e linjave ajrore ka vuajtur fuqimisht nga një rënie e madhe e numrit të udhëtime ajrore gjatë pandemisë COVID-19 dhe Lufthansa nuk bën përjashtim. Në përpjekje për t’i bërë udhëtimet ajrore më të sigurta dhe të realizueshme mes sfidave të shkaktuara nga shpërthimet e vazhdueshme të infeksioneve dhe prej kufizimeve të udhëtimit, Spohr dha disa shpjegime pë masat që do të merren në të ardhmen për fluturimet. Këto masa do të merren jo menjëherë por me faza.

Në fazën e parë, Lufthansa do të rrisë numrin e fluturimeve për destinacione ku do të kërkohet testi i shpejtë për COVID-19, tha Spohr. “Në fazën e dytë, ka të ngjarë të ofrohet mundësia e zgjedhjes mes çertifikatës së vaksinimit ose një testi të shpejtë për COVID-19,” tha ai. Spor shtoi se çertifikata apo dëshmia e vaksinimit nuk do të kërkohet pasi të jetë arritur një nivel i nevojshëm imuniteti.

Jo vaksinim i detyrueshëm

Lufthansa nuk planifikon ta vendosë vaksinimin si rregull të detyrueshëm për të fluturuar, sikurse po planifikon p.sh. shoqëria kombëtare australiane Qantas. “Si kompani ajrore ne as nuk mund dhe as nuk duam ta bëjmë një rregull të tillë të detyrueshëm” – tha Spohr.

Lufthansa pati nevojë për një paketë shpëtimi prej miliarda eurosh për të shmangur kolapsin në fillim të këtij viti. Spohr pranoi se në vitin 2020 Lufthansa kishte shënuar një rënie të shitjeve me dy të tretat, por tha se aftësia e kompanisë për të ulur shpejt kostot i mundësoi të ketë në dispozicion 10 miliardë euro likuiditet.

Megjithë shpresat që një fushatë ndërkombëtare e vaksinimit e filluar së fundmi do të ndihmojë për të vënë nën kontroll pandeminë, Spohr nuk është optimist se numri i udhëtimeve ajrore do të rikthehet vitet e ardhshme në nivelet e para Covidit. “Për të qenë realistë ne supozojmë se në mes të dekadës do të kemi deri në 10% më pak pasagjerë se sa në kohën para virusit Corona,” tha ai./DW/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

27 December, 2025
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

27 December, 2025
Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result