”Lufthansa” redukton deri në 90% të fluturimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” do të ndërpresë 90% të kapaciteteve të saj të fluturimit, ndërkohë që rëndimi i pandemisë së koronavirusit ka shkaktuar një ulje të pazakontë të trafikut ajror në botë, njoftoi sot grupi.

Numri i vendeve të propozuara për fluturime të gjata do të reduktohet deri në 90% duke nisur nga e marta në raport me planin fillestar të fluturimit.

“Këto linja përfshijnë udhëtimet drejt Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës Qendrore dhe Jugore”, theksoi grupi në një komunikatë./ATSH/

Share This Article