Luftime prej 2 ditësh, Azerbajxhani dhe forcat armene nënshkruajnë marrëveshje armëpushimi për rajonin e Nagorno-Karabakut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Azerbajxhani dhe forcat armene arritën një marrëveshje armëpushimi të mërkurën për t’i dhënë fund luftimeve dyditore në rajonin separatist të Nagorno-Karabakut, një rajon që prej dekadash ka qenë një pikë e nxehtë përplasjesh. Lajmi u njoftua nga zyrtarë të të dyja palëve.

Një orë pas shpalljes së armëpushimit, Kryeministri armen Nikol Pashinyan tha se intensiteti i përplasjeve në rajon “ka rënë në mënyrë të ndjeshme”. Autoritetet e Azerbajxhanit thanë se kishin ndalur operacionin ushtarak të nisur një ditë më parë, pasi zyrtarët separatistë njoftuan se kishin ulur armët.

Megjithatë nuk është ende e qartë nëse luftimet vazhdojnë ose jo në disa zona.

Të martën, Azerbajxhani sulmoi me artileri të rëndë pozicionet armene në Nagorno-Karabak, një rajon malor që është pjesë e Azerbajxhanit dhe u vu nën kontrollin e forcave etnike armene, gjatë një lufte separatiste në vitet 1990.

Sipas njoftimeve, me dhjetëra njerëz janë vrarë e plagosur gjatë luftimeve të fundit. Konflikti përkeqësoi gjithashtu një situatë të problematike humanitare për banorët që kanë vuajtur mungesën e ushqimit për muaj të tërë.

Përshkallëzimi i tensioneve rriti shqetësimet për një luftë në shkallë të gjerë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, të cilët janë përfshirë në një luftë për rajonin, që nga rënia e ish-Bashkimit Sovjetik. Luftimet më të fundit të mëdha u zhvilluan në gjashtë javë në vitin 2020, kur Azerbajxhani rimori pjesë të rajonit dhe zona përreth tij që i kishte humbur në konfliktet e mëparshme.

Share This Article