Luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve, ushtarët e Zelensky futen në istikamet e forcave armike

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ukraina ka filluar kundërofensivën në jug dhe lindje të vendit, duke paralajmëruar se regjimi i presidentit rus Vladimir Putin do të kolapsojë, pas revoltave kundër Kremlinit që i ka shfaqur grupi mercenar Ëagner,

Pjesëtarët e këtij grupi famëkeq janë rikthyer në bazat e tyre në orët e vona të shtunës, pasi Putini u pajtua që lideri i tyre të mos ndiqet penalisht dhe të pranojë largimin e tij në Bjellorusi.

Ministria ruse e Mbrojtjes në raportin e fundit tha se ushtarët ukrainas po shfrytëzojnë përvojën e tyre në kundërofensivë, për të depërtuar më thellë në pozicionet mbrojtëse të rusëve.

Madje kanë pranuar haptazi se njësitë ukrainase po bëjnë avancim gradual në rajonet kyçe, për rrjedhën e mëtejme të kësaj lufte.

Një video amatore që u realizua me kamerë të vendosur në helmetën e ushtarit ukrainas, tregon intensitetin e luftës në lindje dhe jug të vendit.

Aty shihen ukrainasit duke depërtuar thellë në istikamet e rusëve, duke i detyruar të tërhiqen – ndërsa ata që refuzonin e paguanin me jetë.

Në video ushtarët ukrainas bëjnë avancim të paparë – duke mos u trembur për asnjë moment dhe vazhdimisht, duke shtyrë prapa rusët që kishin zënë pozicionet e tyre mbrojtëse.

Share This Article