Lufta po sjell pasoja dramatike te civilët në Ukrainë. Një zyrtar në qytetin e Izium, dy orë në juglindje të Kharkiv, raportoi se 8 civilë, përfshirë 2 fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore gjatë natës në këtë qytet.
Nënkryetari i bashkisë, Volodymyr Matsokin tha se qendra e qytetit pësoi dëme të konsiderueshme dhe shumë policë u plagosën pasi u godit me predha një ndërtesë qeveritare.
Më herët, Matsokin shkroi në faqen e tij në Facebook se banorët humbën jetën pasi një predhë goditi banesat e tyre.