Luftimet në kufirin Kirgistan-Taxhikistan, të paktën 100 viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 94 persona kanë humbur jetën në përleshjet mes dy ushtrive në kufirin Kirgistan-Taxhikistan, në ato që konsiderohen luftimet më të ashpra mes dy vendeve në vite.

Luftimet midis dy shteteve të Azisë Qendrore shpërthyen të mërkurën, përpara se të premten të ndërmjetësohej një armëpushim.

Përleshjet shpërthejnë rregullisht midis dy ish-republikave sovjetike, kufiri i të cilave mbetet i kontestuar.

Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje të dy vendeve që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore.

Taxhikistani dhe Kirgistani ndajnë një kufi prej 1,000 km, një e treta e të cilit është e diskutueshme.

Përleshjet në kufi çuan në luftime të paprecedentë midis dy vendeve në vitin 2021 , kur u vranë pothuajse 50 njerëz. Por dhuna e ditëve e fundit ka shkaktuar një numër vdekjesh afro 100, pothuajse duke e dyfishuar atë.

Share This Article