Luftimet në Ukrainë, forcat ruse sulmojnë me raketa qytetin e Dnjipro-s

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën nëntë persona u plagosën, përfshirë dy fëmijë, pasi raketat ruse goditën dy ndërtesa në qytetin lindor të Ukrainës, Dnjipro, thënë zyrtarët në Kiev.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, fajësoi Rusinë për “terror me raketa” mbi civilët. Ai tha se edhe ndërtesa e Shërbimit ukrainas të Sigurisë (SBU) është goditur, po ashtu. 

Presidenti ukrainas njoftoi se ka zhvilluar takime urgjente me SBU-në, Ministrinë e Brendshme, shërbimet e emergjencës dhe zyrtarët lokalë, pas incidentit.

Njoftimi për këto sulme vjen pasi Rusia tha një ditë më parë se kishte rrëzuar dy raketa ukrainase në rajonin e saj jugor, Rostov, dhe si pasojë e rrëzimit të mbetjeve ishin plagosur 15 shtetas rusë.

 Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, raketa e parë S-200 kishte si objektiv të sulmonte ndërtesat e banueshme” në qytetin me rreth 250.000 banorë. 

Qyteti i Rostovit është një rrugë lidhëse me portin strategjik të Mariupolit, të  shkatërruar nga granatimet ruse.

Share This Article