Luftuan ndaj rusëve, gjykata në Donjetsk dënon 5 shtetas të huaj, 3 me vdekje, mes tyre nje britanik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjykatë në rajonin separatist të Donjetsk ka dënuar 5 shtetas të huaj, të kapur në luftime në Ukrainë bashkë me luftëtarët ukrainas, duke i akuzuar dhe dënuar ata si mercenarë.

Tre prej tyre, sipas mediave ruse, mund të marrin dënimin maksimal, atë me vdekje. Britaniku John Harding, kroati Vjekoslav Prebeg dhe suedezi Mathias Gustafson, të cilët u kapën duke luftuar rusët rreth qytetit të Mariupol, mund të dënohen me vdekje nga gjykata e Republikës së Donjetskut, ndërsa dy britanikët e tjerë, Dylan Healy dhe Andrew Hill, po ashtu pritet të dënohen maksimalisht por nuk do të ekzekutohen.

Të peste shtetasit e huaj u deklaruan të pafajshëm. Ministria e Jashtme kroate, e cila ka mohuar akuzat, kërkoi lirimin e shtetasit të saj.

Qeveritë britanike, kroate e suedeze kane refuzuar bashkëpunimin me qeverinë e republikës së vetë-shpallur të Donjetskut edhe më herët, pasi në qershor u kapën të tjerë shtetas të tyre duke luftuar në Ukrainë, të akuzuar tashmë nga Rusia si mercenarë.

Share This Article