Lugina e Drinos në Gjirokastër, habitat i zogjve shtegtarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 “Lugina e Drinos” përbën një habitat të mrekullueshëm për zogjtë shtegtarë.

Përveç llojeve të shumta të zakonshëm që folezojnë në këtë zonë në periudhën e ngrohtë, kjo luginë shërben dhe si korridor për emigrimin e shpendëve. Në periudhën e emigrimit në këtë luginë kalojnë dhjetëra lloje shpendësh, të cilët lëvizin për në territoret e emigrimit.

Ndër  llojet e veçantë është dhe Skifteri Kthetraverdhë ( Falco naumani).

 Para largimit grumbullohet nëpër fjetore që janë afër zonave rurale, fillimisht popullata  të vogla deri sa në fund të gushtit para shtegtimit arrijnë një numër relativisht të madh.

Fjetorja më e madhe ndodhet në “Plepat e Jergucatit”, (Monument Natyre), të bashkisë Dropull, e cila strehon deri 6000 individë  që përbëjnë rreth 2 % të popullatës globale. 

Shërben si pastrues në bujqësi ( duke u ushqyer me karkaleca dhe dëmtues të tjerë të bujqësisë) si dhe ka  vlera të veçanta për turizëm dhe studime shkencore./ATSH/ 

Share This Article