Luis Enrique si trajnerët e “rugby”, drejton PSG-në nga tribuna

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luis Enrique nuk ishte në stol gjatë 45’ të para të takimit PSG-Lens pasi me dëshirën e tij preferoi që të shikonte të tijtë në aksion nga larg.

Në fund të takimit të fituar me shifrat 2-0 nga skuadra kampione e Europës, trajneri spanjoll tregoi edhe arsyen e këtij vendimi.

“Kam vënë re trajnerët e ‘rugby’ dhe vendosa që të shikoj një pjesë të ndeshjes nga larg. E pashë në vendin që i takon gazetarëve pasi kështu mund të krijoj një opinion më të mirë për lojën e skuadrës time. Kur e shikon ndeshjen nga lart e ndjek takimin nga një tjetër perspektivë”, tha Luis Enrique.

Share This Article