Luis Escriva: Spanjës do t’i duhen miliona emigrantë në vitet e ardhshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekonomia spanjolle do të ketë nevojë për miliona e miliona emigrantë për të ruajtur nivelin e saj aktual dhe fqinjët duhet të jenë të përgatitur për të integruar masivisht popullsinë e mërguar, theksoi sot ministri spanjoll, i ngarkuar me migracionin.

“Spanja numëron aktualisht rreth 47 milionë banorë dhe ne do të kemi nevojë për tetë apo nëntë milionë persona për të ruajtur popullsinë aktive në të njëjtin nivel”, theksoi Jose Luis Escriva, ministër i Sigurisë Sociale gjatë forumit të OCDE-së mbi migracionin.

“Ne do të kemi nevojë për miliona e miliona emigrantë në vitet e ardhshme”, deklaroi ai përkrah disa ministrave të tjerë dhe zyrtarëve të lartë të organizatës./ATSH/

Share This Article