Luis Suarez: Kundër Bayernit kemi shanse 50 me 50

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, mendon se me një ndeshje gjithçka mund të ndodhë në Ligën e Kampionëve, andaj për këtë nuk do të ketë favorit në çerekfinale.

Barça, që e eliminoi Napolin, do të udhëtojë sot për Lisbonë ku do të përballet me Bayern Munich, që e eliminoi Chelsean.

“U arrit Objektivi? Është diçka që të gjithë e donim. Që dy javë jemi munduar të përgatitim sa më mirë këtë ndeshje, duke ditur edhe vështirësitë që do të kemi. Shembull në disa momente ata na bën të vështirë. Duhet t’i shfrytëzojmë tani këto ditë për të pushuar dhe të mendojmë për Bayernin.

Bayerni është ekipi më në formë. Me një ndeshje të vetme të gjithë kanë mundësitë e tyre. Është 50/50”, u shpreh Suarez.

“Bayerni është rival i madh, kandidatë (për Champions League), por luhet 11 kundër 11 dhe 90 minuta”. 

Share This Article