Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka mbajtur së fundmi dy koncerte të njëpasnjëshme në Gjakovë.
Ai ka performuar para një publiku të mbushur plot, kryesisht fansa të krijuar pas aventurës së tij në spektaklin Big Brother VIP Albania.
E teksa ka dhuruar spektakël për të pranishmit, Luizi në një moment rrëmbeu zemrat e publikut, duke bërë me dije se nuk e harron bashkëshorten e tij, Kiara Titon.
Kjo pasi ai e ndërpreu në një moment performancën e tij, për të telefonuar në lidhje direkte Kiarën në mes të skenës.
Me të bërë këtë, fansat u ekzaltuan edhe më shumë duke brohoritur me të madhe dhe duartrokitur çiftin për dashurinë dhe lidhjen e tyre të fortë.
Luizi dhe Kiara u njohën përndryshe gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në mbrëmjen finale të këtij programi.