Luiza Gega shpallet kampione Ballkani, kualifikohet për në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luiza Gega është kualifikuar për në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Atletja shqiptare u rikonfirmua kampione e Ballkanit në disiplinën 3 mijë metra me pengesa.

Në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Serbi, Gega kaloi finishin me kohën 9 minuta, 21 sekonda e 53 të qintat.

Koha e arritur prej saj është normë kualifikuese për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm.

Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023.

Me kohën e dhënë së fundmi në Kampionatin Ballkanik, Gega bëhet sportistja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për Paris 2024.

Share This Article