Luizi do të futet në “BBV” dhe datën e zbulon vetë ai

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndonëse mendohej që “epoka” e tij e famës të përfundonte pas çmimit si fitues i edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli vazhdon të jetë një fenomen në rrjet dhe i pëlqyer po njëlloj nga publiku.

Madje edhe këtë sezon emri i tij është përfolur shumë nga banorët të cilët duket se janë në “konkurrencë” për të ndjekur strategjinë e tij të lojës. E meqënëse këngëtari po përflitet gjithandej, surpriza të cilën e zbulon vetë ai është, rikthimi në shtëpinë më të famshme.

Lajmin e ka bërë me dije këngëtari në Korçë, në një nga koncertet që ka mbajtur. Ejlli ka shtruar një pyetje kundrejt publikut, duke lënë të kuptohet që do të rifutet në BBVIPAlbania.

“Më datë 16 mars, i bie e shtunë, gjejeni se kush ka me hy aty?”- dëgjohet të thotë Luizi.

https://youtu.be/0phH–xgdv0
Share This Article