Lukaku arrin të pamundurën: bën bashkë tifozët e Interit dhe Juves

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë në histori, tifozët e Juventusit dhe ata të Interit janë në një mendje: Lukaku është i padëshiruar. Pasi ëndërruan gjatë qëndrimin e sulmuesit me ngjyrat zikaltër, lajmi se lojtari po negocionte me Juventusin ishte si rrufe në qiell të pastër.

Të mbledhur jashtë qendrës spitalore të bardhezinjve, mbështetësit e “Zonjës së Vjetër” nisën thirrjet: Nuk e duam Lukakun. Madje, tifozët e Juventusit preferojnë Kean përpara 30-vjeçarit, të cilin në përballjen e fundit e ofenduan. Fansat kontestuan edhe Cuadradon, i cili mbylli kontratën dhe është gati të firmosë me Interin.

Në anën tjetër, ultrasit zikaltër janë shprehur kundër Lukakut. Ata u ndjenë të tradhëtuar nga lojtari i Chelsea, që në të kaluarën u kishte premtuar besnikëri, madje kishte deklaruar se nuk do të transferohej kurrë te rivalët bardhezi. Zemërata e tifozëve i shtohet asaj të drejtuesve të klubit, pasi belgu nuk i përgjigjej më telefonatave.

Në situatën e krijuar, Romelu Lukaku mori një tjetër ofertë nga Arabia. Al-Hilal është gati t’i paguajë 50 milionë euro Chelseat për sulmuesin, ndërsa vetë lojtarit i është ofruar kontratë 2-vjeçare me vlerë 50 milionë euro. Për momentin, Lukaku e ka refuzuar edhe këtë propozim.

Share This Article