Lukashenko: Armëpushimi i menjëhershëm në Ukrainë ose shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lufta e Tretë Botërore mbërthamore duket në horizont. Kështu deklaroi presidenti bjellorus Lukashenko, i cituar nga agjencitë ruse. 

Ai shtoi se ka vetëm një mënyrë për të zgjidhur problemin në Ukrainë: “Bisedimet pa parakushte që duhet të fillojnë menjëherë”. 

Lukashenko ka propozuar gjithashtu një “armëpushim të menjëhershëm” në linjat aktuale në Ukrainë.

E gjithë infrastruktura për të strehuar armët bërthamore taktike ruse “është gati” dhe Bjellorusia “është e gatshme t’i përdorë këto armë gjithashtu për të siguruar sovranitetin e saj” tha Lukashenko.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se Putin dhe Lukashenko mund të diskutojnë javën e ardhshme propozimin për një “armëpushim” në Ukrainë të paraqitur nga vetë Lukashenko.

Ndërkohë presidenti bjellorus është akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe i afërt me qeverinë ruse. 

“Sigurisht, dy presidentët, dua të them Putin dhe Lukashenko, do të vazhdojnë” bisedimet “javën e ardhshme, dua të them në mbledhjen e Këshillit të Lartë Shtetëror të Unionit, dhe kjo do t’i lejojë presidentët të kenë një tjetër diskutim të detajuar. Sigurisht, gjithashtu kjo çështje do të trajtohet”, tha Peskov.

Share This Article