Lukashenko: Bjellorusia është gati për një pushtim të mundshëm! I dimë emrat e personave që përgatisin revolta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandwr Lukashenko, tha se ishte gati për një pushtim të mundshëm të vendit të tij duke shtuar se ishte në dijeni të thashethemeve për një “revoltë” të mundshme kundër tij.

“Ne e dimë këtë prej kohësh dhe po përgatitemi”, tha Lukashenko, duke iu përgjigjur zëvendësministrit polak të mbrojtjes, gjeneralit Waldemar Skrzypczak, i cili dje deklaroi se ekziston mundësia e një “kryengritjeje” të afërt në Bjellorusi, duke shpresuar që Polonia të mbështesë “këto njësi, të cilat do të kryejnë operacione kundër Lukashenkos”. 

“Ne në fakt e dimë se kush janë ata, ne e dimë se ku janë dhe ne i dimë emrat e tyre. Ne jemi të përgatitur. Lërini ata të hyjnë”- përfundoi Lukashenko.

Share This Article