Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se homologu i tij rus Vladimir Putin i kishte premtuar atij “ndihmë gjithëpërfshirëse të sigurisë” kundër protestave që përfshijnë vendin e tij.
“Sa i përket çështjeve ushtarake, ne kemi një marrëveshje me Rusinë që i mbulon këto incidente”, tha Lukashenko pasi foli me Putin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.
”Unë kam pasur një diskutim të gjatë dhe të plotë në lidhje me situatën me presidentin e Rusisë. Ai dhe unë ramë dakord. Me kërkesën tonë të parë ata do të ofrojnë ndihmë për të siguruar sigurinë e Bjellorusisë”, tha ai.
Thirrjet e Lukashenko në Moskë për ndihmë erdhën pas një jave protestash të pashembullt në të gjithë vendin pas fitores së zgjedhjeve presidenciale javën e kaluar.