Luks me para të zhvatura në Instagram, nigeriani rrezikon 20 vite burg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Influenceri nigerian i njohur ndryshe si “Hushpuppi”, i cili vazhdimisht reklamonte në rrjet jetën e tij luksoze, rrezikon të përballet me 20 vite burg në SHBA.

Ai akuzohet për mashtrim, akuza të cilat i ka pranuar edhe vetë përballë autoriteteve, ndërsa ka rrëfyer se ka përfituar miliona dollarë nga “viktimat” e tij.

Ramon Abbas, 37 vjeç numëron 2,5 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, përballë të cilëve mburrej vazhdimisht për udhëtimet, makinat e shtrenjta apo veshjet e luksit, të cilat kanë ardhur si pasojë e mashtrimeve që Abbas ka kryer.

Rasti më famëkeq është ai i përfitimit të 1 milion dollarëve, shumë e cila do t’i shkonte një spitali fëmijësh në Katar.

Share This Article