Luksemburgu ofron transport publik falas

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luksemburgu – shtet i vogël në Evropën Perëndimore – pritet të bëhet vendi i parë në botë që ofron transport publik falas për qytetarët. Ky plan është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për ta zgjidhur problemin e trafikut shumë të dendur.

Disa qytete kanë marrë masë të ngjashme, por Ministria e Transportit tha se kjo është hera e parë që transporti publik do të ofrohet falas në tërë territorin e vendit, i cili ka sipërfaqe rreth pesë herë më të vogël se Kosova.

Transporti publik do të jetë falas nga dita e shtunë dhe pritet të ndikojë në kursimin e 100 eurove në vit për të gjithë qytetarët. Kjo masë është pjesë e një plani më të gjerë për ta luftuar ngarkesën e trafikut.

Veturat private janë forma më e përdorur e transportit në Luksemburg. Autobusët përdoren vetëm nga 32 për qind e personave që udhëtojnë për në punë, ndërsa trenat vetëm 19 për qind. Sa për krahasim, në Paris, 69 për qind e punëtorëve e përdorin transportin publik. Përjashtim nga oferta për transport publik falas përbëjnë udhëtimet e klasit të parë me trena dhe linjat e autobusëve në orët e vona të natës, shkruan “The Guardian” .

Share This Article