Ajo ishte vetëm pesë vjeçe kur fëmijëria e saj u hoq.
Pa mjek. Pa anestezi. Pa mëshirë.
Vetëm një teh, heshtja e shkretëtirës dhe një britmë që ende jehon në kujtesën e saj.
Emri i saj ishte Waris Dirie.
Një emër që në somalisht do të thotë Lule e Shkretëtirës.
E lindur në një familje nomade në Somali, Waris u rrit mes dunave, dhive dhe qiejve të pafund. Dielli ishte mësuesi i saj më i ashpër: ajo kishte mësuar ta toleronte atë para se të dinte të lexonte.
Fëmijëria e saj mbante erë ere dhe lirie, deri atë ditë.
Atë ditë erdhi gjymtimi gjenital femëror.
Në mënyrën më të egër, më brutale, më shkatërruese.
Një “rit” që ishte përcjellë brez pas brezi sikur të ishte normale.
Motra e saj nuk ia doli. As disa nga kushërinjtë e saj.
Waris ia doli por dhimbja e ngjiti dhe nuk e la më kurrë.
Vite më vonë, babai i saj vendosi që ajo duhej të shitej për martesë me një burrë shumë më të madh në moshë.
Waris nuk tha asnjë fjalë. Ajo nuk derdhi asnjë lot. Ajo iku me vrap.
Vetëm. Zbathur. Nëpër shkretëtirë.
Pa ditur se ku të shkonte, pa ditur nëse do të shihte një ditë tjetër.
Ajo eci aq gjatë sa mund ta duronte trupi i saj, derisa frika ia la vendin vetëm instinktit të mbijetesës.
Ajo mbërriti në Mogadisho dhe pastaj, pothuajse mrekullisht, në Londër, ku një xhaxha diplomat e priti për një kohë të shkurtër. Kur ai u largua, ajo mbeti vetëm, pa ditur asnjë fjalë anglisht. Pa asgjë.
Ajo punoi si shërbëtore. Pastroi shtëpi që nuk do të ishin kurrë të sajat.
Derisa dikush e vuri re dhe që andej, gjithçka ndryshoi.
Nga rrugët në pasarela. Nga anonimati në kopertinat e Vogue.
Nga heshtja në qendër të vëmendjes së Chanel, L’Oréal, madje edhe kinemaja, por brenda, ajo dhimbje nuk ishte zhdukur kurrë.
Pastaj Waris bëri diçka që, për shumë, ishte e paimagjinueshme:
ajo foli. Ajo i tregoi botës se çfarë i kishin bërë. Ajo theu një heshtje aq të vjetër sa rëra e vendit të saj. Ajo foli hapur. Ajo e ekspozoi veten.
Ajo luftoi. Ajo u emërua ambasadore e OKB-së në luftën kundër gjymtimit gjenital femëror. Ajo shkroi historinë e saj. Ajo themeloi një organizatë. Ajo hapi qendra mbështetjeje. Ajo shpëtoi vajza që nuk do t’i kishte takuar kurrë por që, falë saj, janë gjallë sot.
Waris nuk ishte kurrë vetëm një modele.
Ajo nuk ishte vetëm një mbijetuese. Ajo ishte një uragan i së vërtetës.
Një revolucion i personifikuar. Ajo e shndërroi dhimbjen në zë. Plagën në forcë. Tmerrin në shpresë. Ajo lindi në shkretëtirë por ajo refuzoi të vyshkej.
Ajo lulëzoi dhe sot, shembulli i saj vazhdon ta bëjë jetën të lulëzojë aty ku më parë kishte vetëm heshtje.
Sepse ndonjëherë, për të ndryshuar botën, mjafton guximi i një luleje.
Përktheu Albar




