Lulzim Basha mbledh sot strukturat më të larta të PD-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas dy takimesh radhazi që kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi me kryebashkiakët dhe me krerët e degëve nëpër rreth, ditën e sotme Basha do të mbledh edhe strukturat më të larta të Partisë Demokratike.

Fillimishte në orën 10:00 në selinë e PD-së do të  nisë mbledhja e përbashkët mes Kryesisë dhe Grupit te ish deputetëve, ndërsa më pas do jetë organi më i lartë që do të mblidhet Këshilli Kombëtar

“Ora 10:00 mbledhje e përbashkët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar. Me pas në 11.45 mbledhje e Këshillit Kombëtar”-njofton Partia Demokratike.

Kujtojmë se kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen një ditë pasi u vendos rikthimi në rrugë me protesta. Si datë për protestën e ardhshme të opozitës është caktuar data 8 korrik, ndërsa grumbullimi i militantëve do të bëhet në orën 20:00.

Share This Article