Mësohet se Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, po darkojnë në një nga restorantet në kryeqytet.
Nga pamjet mësohet se Zonja Kim ka mbërritur e para.
Pjesë e diskutimit në takimin informal mes ambasadores dhe liderit demokrat mendohet se janë padyshim cështjet e aktualitetit në vend, raporton gazetarja e “ABC” Erneta Shevroja.
Takimi i fundit mes kreut të PD dhe ambasadores amerikane ka qenë ndërsa palët po kërkonin dakordësi për reformën zgjedhore, kur ajo ishte në diskutimin në Këshillin Politik. Tashmë kjo reformë pritet të vihet në zbatim.