Dosja.al
Kryetari, i shkarkuar dhe i dorëhequr njëkohësisht, me vulën në dorë dhe një shpurë mbështetësish ka vendosur të ndërtojë një parti për Edi Ramën.
Gazmend Bardhi u sulmua verbalisht nga trimat e Lulzim Bashes, duke dalë nga mbledhja e asaj që vetëquhet Kryesia e PD. Bashkë me të një grup i vogël deputetësh, të zhgënjyer nga ajo që po ndodhte, e panë veten të kërcënuar fizikisht për të kuptuar se shpresa për bashkimin e PD-së është shuar përfundimisht. Kryetari, i shkarkuar dhe i dorëhequr njëkohësisht, me vulën në dorë dhe një shpurë mbështetësish ka vendosur të ndërtojë një parti për Edi Ramën.
Në kohën më të keqe për vendin e kërcënuar nga monizmi, kur opozita si ofertën më të sigurtë sjell përçarjen dhe të pakqënaqurit nga qeveria zgjedhin si alternativë largimin nga vendi si t’i ikin zjarrit që shkrumbon gjtihçka. një njeri që qesh si Lulzim Basha, ka vendosur të ndezë cigaren qetësisht për të rihapur biznesin politik. Për më shumë se 1 vit e gjysmë, rruga që ai themeloi, e shndërroi opozitën në mbledhëse thërrimesh elektorale ndërsa fuqizoi pushtetin personal të Edi Ramës. Me rikthimin e dhunshëm i garanton atij pushtetin e përjetshëm.
deputetëve të tjerë, mori fund në orët e para të mëngjesit. Kokat e nxehta fituan, në të dyja palët beteja e ardhshme do të jetë me njëri-tjetrin. Ata që duan ta shmangin janë 25 deputetë, grupi më i madh parlamentar i opozitës, por të pafuqishëm përballë interesave personale të palëve në PD. Vula mori përfundimisht rrugën e mavijtë. është në dorën e Berishës dhe mbështetësve të tij, të nisin një proces bashkimi me 25 deputetët e mbetur pa parti, është në dorën e shumicës së PD që të shtojë radhët dhe të shpëtojë opozitën tradicionale nga shkatërrimi përfundimtar. Ndryshe, në 2025, PD do të jetë një kujtim./Dosja.al