“Lumë” kritikash pasi u largua me avion privat nga zjarret në Los Angeles, DiCaprio “regullon gabimin”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Leonardo DiCaprio ka shpallur një donacion prej një milion dollarësh (rreth 970,000 euro) për të mbështetur organizatat që po luftojnë me pasojat e zjarreve që kanë përfshirë qytetin.

Aktori 50-vjeçar njoftoi përmes Instagramit se do të kontribuonte në përpjekjet për rimëkëmbjen emergjente pas zjarrit, duke ndihmuar zjarrfikësit dhe ata që kanë humbur shtëpitë e tyre.

DiCaprio theksoi se ky donacion është në kuadër të një partneriteti me Programin e Reagimit të Shpejtë të Rewild dhe do të shkojë për të mbështetur organizata si Fondacioni i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angelesit dhe Kuzhina Qendrore Botërore, të cilat janë angazhuar në ndihmën për të pastruar pasojat e katastrofës natyrore.

Lajmi për donacionin erdhi pas një sërë reagimesh kritike ndaj aktorit, pasi ai kishte përdorur një avion privat për të udhëtuar nga Los Angelesi në Cabo San Lucas, Meksikë. Përdorimi i avionëve privatë ka qenë shpesh objekt kritikash për ndikimin e tyre në ndryshimet klimatike, duke qenë se ata janë një burim i madh i emetimeve të karbonit.

DiCaprio, i njohur për angazhimin e tij ndaj mbrojtjes së mjedisit, ishte akuzuar për kontradiktë me parimet e tij.

Share This Article