”Lumë” sirianësh në Kukës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej kohësh, kemi raportuar se refugjatët e shohim Shqipërinë si ”rrugën e artë” të kalimit drejt vendeve të BE-së.

Çdo ditë gra, burra dhe fëmijë sirianë vijnë në orët e vona në Kukës dhe më pas marrin rrugën për t’u larguar natën nga pika kufitare e Morinit ilegalisht, raporton Koha Jonë.

Mësohet se sirianët vijnë me fugona dhe taksi, ndërkohë policia e Kukësit nuk jep informacion se çfarë do bëhet me këtë fluks të madh të sirianeve.

Nga ana tjetër, që në ditët e para të vitit, në Kukës janë arrestuar persona që tentojnë që të kalojnë ilegalisht refugjatë. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, thonë se masat për të parandaluar këtë fluks janë marrë, por në realitet dhjetëra sirianë kalojnë lirisht në Kukës.

Share This Article