Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Erzen.
Mëngjesi i sotëm i ka gjetur nën ujë disa banesa në Shijak.
Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen janë përmbytur biznese dhe shtëpi.
Bëhet me dije se të përmbytura janë katet e para të banesave. Po sipas raportimit të saj flitet për 10 familje të izoluara.