Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka reaguar për komentet e shumta negative që ka marrë. Hysaj, i cili fajësohet për shkak se uli kokën te goditja e Barellas për golin e dytë të italianëve, i kërkoi falje tifozëve, teksa thekson faktin se është i gatshëm të bëjë maksimumin për fanellën.
Ndër të tjera, mbrojtësi shkruan se fokusi do të jetë te ndeshja e radhës ndaj Kroacisë, shumë e rëndësishme për fatet e Shqipërisë. Elseid Hysaj është kandidat për ta nisur nga minuta e parë takimin ndaj ekipit të Dalic, këtë të mërkurë. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.
“Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve të fundit, ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptar për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Eshtë e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rremë i trajektores! Kush më njeh e di mirë që do të jepja çdo forcë që kam dhe do bëja çdo sakrificë për këtë bluzë, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për strumentalizimin pa vend nga shumë persona të gabimit përtej vlerësimit teknik.
Nga ana tjetër, falënderoj përzemërsisht të gjithë tifozat e panumërt që më kanë dërguar mesazhe konfortimi në forma të ndryshme, i pranoj me vetëdije kritikat dhe keqardhjen e tifozëve ane e mbarë të cilët pa përjashtim i mbaj në zemër. Tani të përqendrohemi të ndeshjet e radhës dhe forca Shqipëri gjithmonë”, shkruan Hysaj.