Lumi i Shalës, parajsa turistike e Alpeve Shqiptare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lumi i Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare për turistët vendas e të huaj.Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga lumi i Shalës, duke ftuar vizitorët të shijojnë bukuritë e kësaj zone me një peizazh piktoresk.

“Mirëmëngjes dhe me parajsën Lumi i Shalës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, – tha Rama.Lugina e Shalës së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike, po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

Para se të bëhej kaq i njohur banorët e zonës e njohin me emrin “Guri i Lekës” që lidhet me historinë e Lekë Dukagjinit, simbol i krahinës së Dukagjinit. Ajo që e bën sa të veçantë e të veçuar është fakti se në zonë nuk ka linjë telefonike e as linjë të energjisë elektrik. Kjo bën që turistët të shijojnë në maksimum natyrën e bukur dhe ujin Kristal, ndërsa fiksojnë në telefonat e tyre ose aparatet fotografikë momentet më të bukura dhe peizazhet fantastike.

Në ujin kristal të pastër e me një jeshile të smeraldtë, mund të bëni plazh vetëm nëse i rezistoni temperaturave të ulëta./ATSH/

https://www.facebook.com/watch/?v=1151061675401158
Share This Article