Lumi i shenjtë indian mbushet me trupa viktimash

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pandemia e koronavirusit ka marrë përmasa tepër të mëdha në Indi, ku numri i rasteve të reja dhe viktimave nga infeksioni vdekjeprurës ka çuar në kolaps sistemin shëndetësor të vendit.

Në ditët e fundit raportohet të jenë gjetur nga banorët qindra trupa të pajetë në brigjet e lumit Gang, që dyshohet se kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Meqenëse lumi Gang konsiderohet si i shenjtë nga indianët, trupat e pajetë u dogjën përgjatë tij për të shmangur përhapjen e mëtejshme të pandemisë.

India momentalisht konsiderohet si vendi më i goditur nga vala e dytë e pandemisë, ku mbi 25 milionë persona janë infektuar, ndërsa 275 mijë prej tyre kanë humbur jetën, shkruan a2news.

Megjithatë, autoritetet dyshojnë se numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi mund të jetë disa herë më i lartë.

Share This Article