Lungomare e Vlorës kthehet në pistë garash, aksidente thuajse çdo ditë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rrugët urbane të populluara në qytetin e  Vlorës ku shpejtësia e lejuar është vetëm 20 km/h, po kthehen gjithnjë e më shumë në një rrezik për qytetarët. Kjo për shkak se drejtuesit e automjeteve shpesh injorojnë këtë kufizim dhe lëvizin me shpejtësi të lartë, duke e kthyer akse te ndryshme të rrugëve të qytetit në pista garash.

Gjatë 10 ditëve të fundit, është vënë re një rritje e ndjeshme e aksidenteve, me raste pothuajse çdo ditë që raportohen për aksidente rrugore për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Një rast i fundit i tillë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lungomare, ku dy automjete tip Benz janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, një prej mjeteve është përplasur me një pemë në anën e Lungomares.

Si rezultat i aksidentit, një person është transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Vlorës, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Në vendin ku aksidenti ka ndodhur, ka pasur kalimtarë të shumtë, duke e bërë situatën edhe më alarmante.

Megjithatë, fokusi i policisë së Vlorës mbetet kryesisht në rritjen e statistikave të gjobave për shkelje të tilla si mosvendosja e rripit të sigurimit dhe parkimi i gabuar, duke evituar marrjen e masave të rrepta për parandalimin e këtyre shkeljeve, të cilat përbëjnë rrezik për jetën e shoferëve dhe kalimtarëve rastësorë,.

Edhe pse këto masa janë të nevojshme për të ruajtur rregullin, ato mbeten të ulta në listën e prioriteteve për sa i përket sigurisë rrugore. 

Share This Article