Lushnje/ Fermerët eksperimentojnë me kivi, klima e nxehtë nuk i lejon të kultivojnë frutin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eksperimenti për të mbjellë frutin e kivit në Lushnje, ka sjellë dështimin e fermerëve. Klima nuk është e favorshme për rritjen e frutit, ndaj përpjekjet e disa prodhuesve, kane qenë negative.

Një rast i tillë, tregohet nga një fermer i fshatit Skilaj.

Sami Nexha ka provuar të mbjellë kivin, një frut që askush nuk e ka kultivuar në këtë zonë.

Ideja lindi nga nevoja për konsum mjekësor, për sëmundjen e babait të tij, dhe me pas u kthye në produkt për të bërë tregti.

Prova që ai nisi 6 vjet më parë, sot nuk është në pritshmëritë e duhura.

Samiu tregon se, plantacioni me kivi, ndryshe nga pemët e tjera do shumë më tepër punë dhe se klima nuk ka qenë e duhura për zhvillimin e frutit.

Në vitin e parë të prodhimit të kivit, fermeri nga Skilaj u përball me konkurrencën në treg, jo vetëm në çmim por edhe në cilësi.

Sipas tij, që të shtoj sipërfaqet apo të shpenzoj më tepër në këtë kulture i duhet ndihma nga shteti, e cila deri tani i ka munguar. 

Krahasim me punën që kam bërë, nuk mbuloj dot shpenzimet që dhashë. Tregu është shumë i vështirë. Tregtarët marrim më shumë prodhimin që vjen nga jashtë pasi edhe kokrra është më e madhe se ajo e prodhimit vendas”shprehet ai.

Fermeri do të vazhdojë edhe disa vjet të punojë sipërfaqjen prej 2 dylymesh me kivi, përpara se të vendosë për ta shkulur.

Deri tani, klima e nxehtë e Lushnjes dhe toka në Skilaj nuk janë të përshtatshme për kultivimin e tij, ndaj dështimi është i sigurt.

Dështimi i këtij fermeri, mësoj shumë të tjerë, që të mos e kultivojnë kivin, por të këshillohen me specialistë përpara se të gjejnë farën që i duhet tokës.

Share This Article