Lushnjën e fiton PS, kandidati i Bashës merr veç 10%

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është mbyllur procesi i numërimit të vota edhe në Bashkinë e Lushnjës, ku fituese ka dalë Partia Socialiste.

Në përfundim të numërimit të 157 kutive të votimit, ka rezultuar fituese kandidatja e PS, Eriselda Sefa.

19849 vota ose mbi 58% ka marrë Eriselda Sefa e Partisë Socialiste, e ndjekur nga Elton Bano i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’  me 10664 vota ose 31.67% dhe me vetëm 3628 vota ose vetëm 10.78% Indrit Sefa nga Partia Demokratike.

Në Vorë, ku votimi dhe numërimi ishte elektronik u shpall fitues kandidati i PS Blerim Sheraj. Edhe në Rrogozhinë ka fituar kandidati i PS, Edison Memolla.

Sheraj ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku i PD 687.

Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.

Share This Article