Lushtaku: Albin Kurti nuk ka qenë ushtar, është veteran i rrejshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka mohuar se kryeministri Albin Kur ka qenë ushtar i UÇK-së.

Ai ka thënë se gjatë luftës e kanë lutur Kurtin për ta marrë armen, por ky i fundit ka refuzuar.

“Dihet ku u kanë, o burrë, a pe din. E kemi lutë me i kapë armët s’ka guxu, a pe din”, ka thënë Lushtaku për Express.

Sipas tij, Kurti nuk duhet të jetë veteran i UÇK-së. “Për mua nuk u kanë ushtarë. Jo as ushtarë, për veteran s’di gjo, po tash janë bo qesi veteran të rrejshëm sa të dush tash, e në mesin e tyre është edhe ky tash”, ka deklaruar Lushtaku.

Paralajmërimi i kryeministrit Albin Kurti për një riverifikim të numrit të veteranëve ka rikthyer debatin për kontributin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Share This Article