Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth dështimit të koalicionit mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Haziri ka thënë se hapi i parë mbrapa i Albin Kurtit nga marrëveshja e koalicionit ishte mosruajtja e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka përmendur rastin e Ramush Haradinajt, i cili, sipas Hazirit, me presion të Shtëpisë së Bardhë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.
‘’Nëse e ndërtojnë një Qeveri, do të jemi të kënaqur, prej opozitës. Koalicioni jonë mori 4 muaj të ndërtohet. Nuk i arriti 52 ditë t’i përfundonte. Hapi i parë mbrapa nga kjo marrëveshje ishte mosruajtja e partneritetit me SHBA”, ka deklaruar Haziri në Rubikon.
“Dorëheqja e Haradinajt ishte si pasojë e presionit të Shtëpisë së Bardhë”, ka thënë ai.