Lutje në malin e Tomorrit, Kryegjyshi: Paqe në këto ditë të vështira

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot ka nisur pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve. Festa ka nisur që më 18 gusht, por ditët më kulminante janë datat 21, 22 dhe 23, kur besimtarët ngjitën në Malin e Tomorrit.

Në këto kushte tensioni Kryegjyshi Botëtor në festën e Abazaliut në malin e Tomorrit është lutur për paqe dhe shëndet.

Unë uroj që këto ditë të vështira t’i përballojmë me sukses. Falenderoj të gjithë ata që janë në krye të detyrës, për të gjithë njerëzit në nevojë, që janë të sëmurë për t’i shëruar dhe për t’i kthyer në jetë. Uroj që të gjithë shqiptarët dhe i gjithë njerëzimi të kenë paqe, dashuri dhe mirësi midis njëri-tjetrit. Zoti na bekoftë të gjithëve,” ishte mesazhi i Kryegjyshit.

Share This Article