Luvri i Abu Dabit feston sot dy vjetorin, pa “Salvator Mundi”-n

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luvri i Abu Dabit feston sot dy vjetorin, pa “Salvator Mundi”-n, tabloja më e shtrenjtë në botë atribuar Leonardo da Vinçit dhe zhdukur që prej shitjes në vitin 2017.

I blerë zyrtarisht për të kompletuar koleksionin e Luvrit të Abu Dabit, duke bekuar botën me njërën dorë dhe duke mbajtur një glob transparent në tjetrën, nuk u rishfaq kurrë më për publikun që prej shitjes rekord prej 450 milionë dollarësh (408 milionë euro) tek  Christie’s.

Ajo do të ekspozohej në shtator 2018, por muzeu kishte njoftuar shtyrjen e ekspozitës, për habi të të gjithëve.

I pyetur për këtë tablo, drejtori i Luvrit të Abu Dabit, Manuel Rabate u përgjigj se ishte një çështje që i drejtohej qytetit, duke iu referuar autoriteteve të emiratit.

Luvri i Abu Dabit, inauguruar me pompozitet në nëntor 2017 nga presidenti francez, Emmanuel Macron, është muzeu i parë i njohur jashtë Francës.

“Ne jemi shumë krenarë që kemi arritur dy milionë vizitorë”, deklaroi Rabate me rastin e dyvjetorit të muzeut./ATSH/

Share This Article