Grupi parlamentar Multietnik ka rikonfirmuar mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti 3.
Në legjislaturën e dhjetë, ky grup do të jetë në përbërje të 8 deputetëve, dy nga komuniteti turk, dy nga ai boshnjak, dhe nga një nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe serb. Ergul Mazrek dhe Fatma Taçi nga KDTP, Emilja Rexhepi dhe Rasim Demiri nga NDS e VAKAT, Elbert Krasniqi nga IRDK, Artan Asllani nga PSA, Nenad Rashiq nga SPO dhe Erxhan Galushi nga LPRK do të renditen krah partisë më të madhe.
Kryetari i IRDK, njëherazi ministër në detyrë, Elbert Krasniqi, konfirmoi për A2 CNN se votat e tyre do të jenë për Albin Kurtin. Tashmë përpos 57 deputetëve të saj, Lëvizja Vetëvendosje llogarit edhe në 8 deputetët e komuniteteve duke siguruar kështu të paktën 65 vota në mazhorancën e re pas zgjedhjeve të dhjetorit.
“Qeveria e ardhshme është e qartë që mund të themelohet shumë lehtë sapo të bëhet certifikimi i zgjedhjeve menjëherë mund të thirret seanca konstituitive, edhe përsa i përket procedurave të seancës konstituitive janë shumë vendime të Gjykatës Kushtetuese ndoshta me përjashtim të nënkryetarit serb të gjitha të tjerat janë të qartësuara që mund të kryhen shumë shpejtë”, tha analist Adrian Zeqiri.
Ndonëse nuk pritet të ketë vështirësi më formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re, me urgjencë pritet të miratohet edhe buxheti i këtij viti. Marrëveshjet ndërkombëtare do të kërkojnë 80 vota dhe ato pritet të sillen në seancë para çështjes së presidentit. ADRIAN ZEQIRIANALIST POLITIK
“Ka gatishmëri prej opozitës që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat e kanë dëmtuar shumë Kosovën. Buxheti mund të kalohet me 61 vota prej partisë më të madhe. Partia më e madhe nuk ka nevojë për partnerë koalicioni përveçse me komunitetet joserbe. Është shumë e qartë. Çështja vjen të presidenti që vjen në agjendë në fund të shkurtit”, vijoi analsit Zeqiri.
Në Kuvendin e Kosovës janë 20 ulëse të rezervuara për komunitetet. Përpos grupit që do të mbështesë Kurtin, 9 deputetë i përkasin Listës Serbe, ndërsa janë edhe deputetja boshnjake Duda Balje, deputeti tjetër egjiptian Veton Berisha dhe ai i komunitetit goran Adem Hoxha.

