LVV: Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë Kosovën, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, LVV thotë se vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit.

“Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet”, thuhet në reagim.

Sipas tyre rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor.

“Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve”, thuhet në fund.

Ndëkaq, sipas sondazhit të UBO Cosnulting, të prezantuar në RTVD, del se shumë komuna do të jenë në balotazh.

Sipas tyre aktualisht Prishtina, Prizreni, Gjakova, Podujeva, janë ndër komunat që kjo parti do të shkojë në balotazh. 

Share This Article