Lyoni arrin marrëveshje me Liverpoolin për Shaqirin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xherdan Shaqiri do ta vazhdojë karrierën në Francë, te skuadra e Lyonit.

Mediumet angleze kanë raportuar të dielën mbrëma, se Lyoni tashmë ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e Shaqirit.

Bëhet e ditur se Lyoni, do të paguajë 11 milionë euro dëmshpërblim Liverpoolit për Shaqirin, i cili ka kohë që ka arritur marrëveshje personale me ekipin nga Franca.

Shaqiri me Lyonin do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe do të jetë lojtari më i paguar në klub me pagë mujore prej 350 mijë eurosh. Zyrtarizimi i Shaqirit te Lyoni, pritet të bëhet brenda pak ditëve.

Shaqiri 29-vjeçar, ishte pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018 kurse karrierë ka bërë edhe te Stoke City, Interi, Bayern Munichu e Baseli.

Share This Article