Lyoni i vendosur t’i ndalë yjet e PSG-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Java e gjashtë në Ligën franceze do të sjellë duele tejet interesante. Ndeshja kryesore do të zhivllohet të dielën në mbrëmje, ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Lyonit.

PSG-ja, nuk di për humbje në kampionat dhe është ekipi i vetëm me pesë fitore në po aq takime të luajtura. Lideri i Ligue 1 në këtë derbi futet pas barazimit 1:1 në udhëtim ndaj Brugget në Champions, ndërsa Lyoni triumfoi në Skoci kundër Rangersit në Ligën e Evropës. Te Lyoni nga minuta e parë do të jetë sulmuesi i krahut, Xherdan Shaqiri. Shaqiri asistioi në ndeshjen e fundit te Lyoni që shënoi fitoren e dytë kampionale. Në anën tjetër, PSG-ja pritet të startojë me treshen sulmuesi Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar që po ashtu ishin titullarë në Ligën e Kampionëve.

Lyoni pas pesë ndeshjeve ka tetë pikë të mbledhura, shtatë më pak se PSG-ja.

Clermonti ku aktivizohet Elbasan Rashani do të jetë nikoqir i Brestit. Ndërsa, te Reimsi pritet të jetë titullar Valon Berisha. Reimsi do të luajë në shtëpi ndaj Lorientit.

Share This Article