Lyoni në garë për Kumbullën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi i Ligue 1 të Francës, Lyon është futur në garë për transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar të Hellas Veronës, Marash Kumbulla, shkruan “L’Equipe”.

Mbrojtësi 20-vjeçar i Shqipërisë është duke u kërkuar nga shumë klube evropiane, ndërsa është raportuar se Interi është favorit për transferimin e tij. Mirëpo, Lyoni është futur në garë për transferimin e qendërmbrojtësit të talentuar.

Kumbulla është produkt i akademisë së Veronës, ndërsa ka kontratë me klubin e Serie A së Italisë deri në verën e vitit 2022.

Ai këtë edicion i ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat dhe e ka shënuar një gol.

Share This Article