Mbyllet protesta e opozitës, të enjten tubimi i radhës para Parlamentit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 5 orësh u mbyll protesta e sotme e thirrur nga opozita përballë kryeministrisë.

Në fjalën e tij mbyllëse, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falenderoi pjesëmarrësit në protestë dhe i la takim ditën e enjte për një protestë tjetër, kësaj radhe përpara Parlamentit.

“Dua sot në emër të opozitës t’u shpreh mirënjohjen më të thellë qindra mijëra shqiptarëve që i dhanë zë revoltës dhe kryengritjes qytetare. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje qytetare do të vazhdojë deri në përmbysjen totale të këtij sistemi të kalbur dhe t’ju ftoj të enjten në orën 10:00 në protestën tjetër më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë.

Ne do të vazhdojmë të jemi të vendosur kundër qeverisë hajdute. Ditën e enjte, populli do t’i japë një përgjigje tjetër narkoshtetit duke marrë fatin në duart e tij. Ndaj ju ftoj të gjithëve, duke u falenderuar nga zemra për këtë qëndresë të jashtëzakonshme të jemi edhe më shumë edhe më të vendosur edhe më të bashkuar të enjten e javës së ardhshme”, tha Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply