Ma heq dorë nga Ali Baba

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jack Ma, themeluesi vizionar i gjigantit kinez Alibaba do të pasojë titullin e presidentit të kompanisë tek Daniel Zhang, pas 20 vjetëve drejtimin e kompanisë të themeluar në apartamentin e tij në Hangzhou në një gjigant global të tregtisë me një kapitalizim të fortë në Wall Street me pothuaj 500 miliardë dollarë.

Asnjë ngjarje publike nuk duket të jetë planifikuar zyrtarisht për të përshëndetur stafetën, përveç festimit të 20 vjetorit të themelimit të kompanisë.

Në 19-vjetorin e lindjes së Alibaba, manjati bëri njoftimin për hapin pas, ndërkohë që një vit më parë, në 2017, befasoi punonjësit duke u prezantuar i veshur si Michael Jackson ku vallëzonte këngën e tij “Billie Jean”./

Share This Article