Maas: BE të presë migrantët pas katastrofës së Lesbosit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme u kërkoi sot vendeve të Bashkimit Europian që të marrin në ngarkim migrantët për shkak të katastrofës humanitare të shkaktuar nga zjarri në kampin e Morias, në ishullin grek të Lesbosit. 

“Ne duhet të përcaktojmë sa më shpejt se si ne mund të mbështesim Greqinë dhe përmes këtyre ndihmave bën pjesë një rishpërndarje mes vendeve të BE-së, të gatshme për të mirëpritur migrantët”, konfirmoi në Twitter, Heiko Maas, vendi i të cilit siguron presidencën e radhës së Bashkimit Europian, pas zjarrit që shkatërroi kampin ku strehoheshin më shumë se 12 000 migrantë.

Komisioni Europian njoftoi sot se do të merrte në ngarkim transferimin e menjëhershëm drejt Greqisë kontinentale të 400 fëmijëve që ndodheshin në kampin e refugjatëve të Morias, në Lesbos, i cili u përfshi nga një zjarr i madh.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA, zjarret shpërthyen pas revoltës së disa azilkërkuesve, të cilët do të vendoseshin në izolim, pasi kishin rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Share This Article